Friday, December 26, 2025
BallinaShowbizElvana Gjata dhe Dhurata Dora në "Eurovision 2023"?/ Lajmi që qarkullon përfshin...

Elvana Gjata dhe Dhurata Dora në “Eurovision 2023”?/ Lajmi që qarkullon përfshin Arbana Osmanin

Elvana Gjata dhe Dhurata Dora gjatë kësaj vere ndezën klubet me këngën e tyre “Gajde”, një këngë me motive shqiptare, që nuk mund të mos ndezte gjakrat e shqiptarëve kudo që janë.

Duke u nisur nga suksesi i kësaj kënge dhe nga “feedback”-u i publikut, kanë qarkulluar zëra se dy këngëtaret do të përfaqësojnë Shqipërinë në “Eurovision” vitin e ardhshëm.

Lajmi është shpërndarë nga “Eurovision Kosovo”, ku shkruhet se sipas disa informacioneve jozyrtare dy këngëtaret do të përfaqësojnë vendin tonë dhe fituesi i Festivalit të Këngës, do të zgjidhet për herë të parë me televotim nga publiku. 

“Jo zyrtarisht mësohet se Elvana dhe Dhurata kanë pranuar të jenë pjesë e FEST61 pasi RTSH-ja ka vendosur që për herë të parë kënga fituese e Festivalit të Këngës të zgjidhet edhe përmes televotimit.

Emrat e dy këngëtareve janë duke u përmendur si pjesëmarrëse në festivalin e dhjetorit, pasi ai do të drejtohet nga Arbana Osmani dhe bashkëshorit i saj.

RTSH-ja ka njoftuar se të gjithë ata që duan të marrin pjesë në FEST61 kanë kohë deri më 30 shtator të dërgojnë materialet e tyre”, – shkruhet në postimin e Eurovision Kosovo në “Instagram”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT