Mesfushori gjerman ka kontratë me ‘Mbretërit’ deri në verën e vitit 2023, ndërsa ende nuk dihet a do ketë rinovim.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Kroos po mendon pensionimin në verën e ardhshme, andaj ky mund të jetë viti i fundit si një futbollist aktiv.
E, së fundmi është Ancelotti që ka komentuar lidhur me të ardhmen e lojtarit, duke thënë se varet nga ai, dhe nëse qëndron do lumturojë gjithë ekipin.
“Rinovimi i Toni Kroos? Kjo varet nga ai. Nëse ai vendos të qëndrojë, të gjithë do të jemi të lumtur”, u shpreh italiani.
Kujtojmë se gjermani kaloi në ‘Santiago Bernabeu’ në verën e vitit 2014, duke fituar kështu shumë trofe me gjigantin spanjoll.

