Natës letër i shkrova
I kërkova dorën e gjatë që të ma shtri
Me shpirtërat e vuajtur që unë të rri
Në një botë përrallore, pa mure, pa kufi
Me zogjtë, kafshët, ku të ket veç dashuri…
I kërkova që, lotët e shiut mos i ngri
Le të bien mbi mua por si një stuhi
Llafet e trishta era t´i kthej në melodi
Mëngjezi bashkë me dritën le t´i bëj hi…
Ngula këmbë, një krevat të më shtroj
Me vesën e saj të ftohtë të më mbuloj
Në skaj të botës ku rrëmuja të mos rroj
Mga fryma ime, tik-taku i orës të ndaloj…
Kërkova sytë si qorrit me dyllë të m´i mbuloj
Të dalldisurën erë llafazane larg të ma largoj
Nëse me dashurinë nuk do të bashkëudhëtoj
Mëngjezi copë-copë të thyer le të më zbuloj…
