Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritSinan Kërpaçi-SHKOPI I BARDHË

Sinan Kërpaçi-SHKOPI I BARDHË

SHKOPI I BARDHË

Ia kushtoj B. SH.

Sa më kërkoi parakalim në trotuar
nga krahu im i majtë
Shkopi i Bardhë
i mëngjesit,


dielli pak ka që ka lindur
dhe jashtë i gjeti njerëzit

.
S’bën zhurmë kur prek
si bëjnë ata me moshë,
bie qetë mbi tokë, veç kërkon rrugë,
shtrihet si dorë që të zgjat lule,


prek dheun si gjethet e vjeshtës së dytë
që vazhdojnë të bien mbi trotuar
Shkopi i Bardhë

.
I duhet pak kontakt me tokën
t’i japë impulse, por dhe të marrë
në të dytin e vjeshtës Shkopi i Bardhë.


Do ecësh përpara a do marrësh kthesën?!
Po u ule te kafja do bëhemi fjalë
unë edhe Ju, Shkopi i Bardhë,


po vazhdove rrugën më ke nga pas:
jam ai që ta çel nga krahu i majtë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT