Ngadalë po bien gjethet në park
Dhe qielli sot ka ndryshuar ngjyrën.
Piktorja Vjeshtë e paska lyer,
Me ngjyra të arta krejt natyrën.
Te jetë xheloze vjeshta vallë,
Që me të verdhë ç’do gjë ngjyros?
S’e di pse shumë i ngjaj asaj,
E tillë jam, po e pranoj.
Veç ti më bëre që ta dish
Se xheloze kurrë s’kam qënë.
Për ty, të dua çmendurisht,
Po vjeshta pyes, për kë vallë është?
