Ç´PATE
QË MË LAGE?
(Këngë me
dy zëra)
1.
Ç´pate që më lage,
me ujë pe lumi?
Lermë moj të lutem,
se më zuri gjumi.
Se më zuri gjumi
në krahët e tua.
Të pashë në ëndërr,
kur më the, të dua!
2.
Ç´pate që më lage,
me ujë liqeni?
Te këmbët e mia
të shpëtoi legeni.
Të shpëtoi legeni
te këmbët e mia.
Se pa ojnat tona
ç´është dashuria.
O, shiiih,
si më rreh zemra.
Mos u ndaltë kurrë.
Po mos ishte femra.
përse rron një burrë.
3.
Ç´pate që më lage,
me ujë burimi?
Mos më nga, të lutem,
se m´u sos durimi.
Se m´u sos durimi
pa e bëj çudinë.
Betejën e madhe
o për burrërinë.
………………………………………………………………………………………
MALL RINIE
(Duet)
1.
Ta kam nis´ një
këngë në letër,
po s´e di
a e ke marrë.
Kam një mall,
o shok i vjetër,
miku im o këngëtar.
2.
-Letrën tënde
unë e mora, edhe
ndjeva ngazëllim.
M´u zu zëri, m´u
drodh dora, nga
refreni, miku im.
1.
Asnjëherë nuk
është vonë,
të këndojmë
për djalërinë.
Vitet ikin,
ne jetojmë,
me pranverën
në Prishtinë.
2.
-Të lumtë goja
yll i Strugës,
edhe zemra
të këndoftë.
Dil e pritmë
se jam rrugës,
miqësia rroftë
e qoftë.
Refren:
Me kujtimet,
aromë blini,
ne na vjen
sërish rinia.
E lehtë si
dallgë drini,
si fllad maji,
te Gërmia.
Mirësevjen
o mall rinie,
zjarr i zemrës,
mirësevjen.
Të këndojmë
si na ka hije,
se ti shpirtin
na e dëfren.
………………………………………………………………………….
JAM STRUGAN
Mos më pyet
se kush jam.
Mos më pyet
se nga vij.
Vendi im më
la një nam.
Vezullim
ujrash në sy.
Më rrëmben
rrjedha drinore.
Arti i madh
i shpirtit tim.
Simfonia
pranverore.
E liqenit
plot shkëlqim.
Jam strugan.
Jam shtegëtar
si Drini.
Pres të vini,
të më njihni!
E kaloj
lumin me not.
Zhytem thellë
te ura e tretë.
Hijen tende
s´e zë dot.
Ja, një tjetër
del më pret.
E kujtoj rininë
e herëshme.
Mandolinën
dhe kitarën.
Vallëzimet
e hareshme.
Përqafimet
me të parën.
Jam strugan.
Jam shtegëtar
si Drini.
Pres të vini,
të më njihni!
…………………………………………………………………
BURRAT
Në mes të qytetit
u poqën një ditë,
një çift i moshuar
edhe dy të rinjtë,
që sa s´fluturonin,
me lule në dorë,
po hynin në kishë
të vënë kurorë.
Nusja vetëtinte
në syrin e djalit.
Fustani i bardhë
si bora e malit.
Djali buzëqeshi
kur uroi plaka.
´E dëlirë dashuria,
e bardhë nafaka.´
´Nusja qenka flutur,
si fjollat e borës.
Mbaje si një perlë,
në pëllëmbë të dorës.
Se një fjalë e rëndë
nuk harrohet kurrë.
Grua vdes një çikë
kur e shan një burrë.´
Me buzën në gaz
po dëgjonte plaku.
Një kujtim i hidhur
erdhi prej së largu.
Bëri disa hapa
e pastaj u ndal.
E i tha të shoqes,
´O zemër, më fal!´
