BallinaVitrina e libritUrim Mezini-RRËFIMI I VETMISË

Urim Mezini-RRËFIMI I VETMISË

Cigarja errësirën ndizte me aromën e saj
kitara e ndryshkur kacavjerrur murit të harresës,
Heshtja e trazuar shtrirë në çdo skaj,
vetmia asaj nate, e rëndë sa gur i pendesës.

Gotën mbi tavolinë, veç bosh e shikoja,
kujtimet e vjetra sikur m’i sillte më pranë;
në shtëllungën e tymtë vetveten kërkoja,
se s’kisha kujt tjetër t’i rrëfehesha kët’ natë.

Sytë telat e vjetruar të kitarës kishin përballë,
dhe zërin tretur në thellësitë e vetmisë,
kënga e vjetër harruar, s’dinte më fjalë,
si gjethja e zverdhur tretur prej mërzisë.

Agimin e praruar pres të trokasë në derë,
të ma mbush me dritë heshtjen e gjatë;
Si një rreze shprese të më vijë si pranverë,
që perden e errët të vetmisë ta tresë dita e artë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT