BallinaVitrina e libritVioleta Maliqi-FLAMURI I PËRJETËSISË

Violeta Maliqi-FLAMURI I PËRJETËSISË

Kur ti të digjesh prej dashurisë që iku,
i fundit zog
do të ketë shkuar larg,
gjyshja ndanë oxhakut
të fundit përrallë do ketë treguar…

Dielli do ketë rënë
nën peshën e vetmisë,
e velat do të varen detit
dallgëshumë…

Asnjë anije s’do na presë në port.
Do humbin krahët horizontet,
koha do të ngrijë në zemër të stuhisë.

Por mbi rrënojat e gjithçkaje që ndërtuam,
dy shpirtra do të mbeten përtej çdo fundi.
Flamuri që ngrita për dashurinë
do të valëvitet edhe kur të mos ketë më erë,
se ai nuk ishte prej pëlhure!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT