PA ZË
Në mbrēmjet qē s’kanë zë
ulëras së brendshmi
agoninë
e qetësisë hipokrite
Që të ngërdheshet në surrat
si hienë lajkatare
Që pret të të shqyej
brinjët e mërzisë
Të tē rrufisë gjuhët
e ditës
Me rendjet ecejake
maleve pa cak
Gojët ti mbllaçise
nga stërmbushja e mijra fjalëve
Që valēviten orëve boshe
flamurë beteje
Që s’dihet cilët
ka fitimtarë
Me kërcënimet
nën sytë dhelpërakë
Të intrigantëve
zjarrvënës
E të thithë gjak
të pisët blozë
prej tyre
Më pas
të pëlcasë nga çakërdisja
e babëzisë së heshtjes
Që tinëzisht
të bren si molë