Wednesday, August 6, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-VETMI

Valbona Kolaveri-VETMI

VETMI

Kërcëllejnë gotat e mallit
mbushur me trishtim


Ikjen e zemrave


U pinë rrugëve të thara
nga zhuritja


Vetmisë rrëkellehen
me një frymë


Dënesave të mbrēmjes
ku mungojnë dremitjet


Të përkëdhelura
nga shpirtra që qajnë
të ikurit

Vetmitë
kanë nisur të agojnë
zemra të plasaritura


TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT