Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:30 ku si pasojë janë lënduar pesë persona, shkruan Gazeta infokus.
Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Gjilan. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka deklaruar Ahmeti për Infokus.
