NËNAVE TË REÇAKUT
Oxhaqet e shtëpive në Reçak tymosnin
Atë ferkmëngjes të acartë Janari
Nënat s’pandehnin ëndrrat t’i varrosnin.
Helmi vrastar t’i digjte si zjarri.
Askush s’e njihte Vokerin
Kodra e Bebushit kurrë s’tradhtonte.
Për miqtë bujarinë, armiqëve grykëmaliherin
Prushi i zjarrit veç maleve flakëronte.
Bajlozi erdhi nga Veriu e Lindja.
Loti i nënlokeve si kristale të ngrira.
Lulet kositeshin në gjumë nëper prita
Një tufan me fërfëllizë kokash të mpira.
Udhën ua prenë puhizave të njomzakëve
Ëndrrat e fëmijëve i vranë
Po rrashtave të djegura të reçakasve
Si Feniksi, Epi për Jetën u ringjall.
