Saturday, August 2, 2025
BallinaUncategorizedEnertin Dheskali--NJË GOTË QETËSI

Enertin Dheskali–NJË GOTË QETËSI

-NJË GOTË QETËSI-

Më lini të pi një gotë qetësi,
Larg klithmave të fëlliqura të kësaj kohe,
Që politikë bën me vdekjen,
Duke premtuar më kot shpresë,
Në këtë vend të shqyer prej hienave…


Më lini të pi një gotë qetësi,
Që të ketë shijen e gjelbër të pranverës,
E t’i harroj egot e mbushura me çmenduri,
Që shiten si ëngjëj e të kryqëzojnë mes akuzash,
Ata që lidhjet i ndërtojnë në fshehje e pafytyrësi.


Më lini të pi një gotë qetësi,
Me fëshfërimën e dallgëve dhe aromën e malit,
Të më largojë nga zemra hajdutët e shpirtrave,
Dhe hakmarrësit e verbër të mbushur me mllef,
Me xhelozinë që turbullon liqenin e ëndrrave.


Më lini të pi një gotë qetësi,
Le të ketë ngjyrën e qiellit të kaltër të Majit,
E t’i pështyj në fytyrë hipokritët dhe lajkatarët,
Që mbushin me zemra fallco e pastaj vjellin zi,
Mbi dhimbjet e njerëzve dhe mbi shpirtvrarët…
Më lini të pi një gotë qetësi…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT