ËNDËRRA E JETËS
Si zog finiksi fluturojmë
Në katërcepshin botëror
E kafshatë e pakapërdier
Buka e gojës të mbetet në fytë
Mjerimi këput damart e zemrës
Fëmijët e pafajshëm mbytur në lotë
Kur i zë trishtimi
Ëndërrat e jetës sikur u trazuan
Në planetin tokë,
Por një fije shprese mbeti
Me lindjen e diellit
Ëndërrat fluturojn lartë në gjithësi
Falë zotit me ndihmën që na afron
Jetën njerëzimi për së mbari do filloj përseri.
