MIQËSIA ËSHTË E SHEJTË
Nuk jap, as pranoj shumë miqësi,
por të vërteten e ruaj si të shejtë.
Miqësia s’është t’pimë kafe e me rrejtë,
me gjetë vendin ku me brejtë,
me ulë shoqin e me u ngritë vetë.
Vesh me pare e mbathë me mikun,
deri në qiellë emrin ta ngrisin.
Interesi të ruan deri diku çifligun,
sa mbaron dhe driten ta fikun,
n’terrrë, as n’dritë s’gjenë ma “mikun”.
