TRËNDAFILI I KUQ
Jam trëndafili yt i kuq.
Në mungesë harrese, gjëmbat zgjat e çpoj.
Jam trëndafili yt i kuq.
Për ty hap petale, flladëroj.
Jam trëndafili i kuq pranveror.
Vetëm për ty lulëzoj.
Në ndërrim stine,
Lus, thellë të thithësh aromë.
Derdhur pigmentin zemrës tënde, të jetojë.
Deri në pranverën e herrshme.