Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritMeri Bo-Ringjallja Pranverore!-

Meri Bo-Ringjallja Pranverore!-

Ringjallja Pranverore!

Te pashe perseri
dhe brenda meje, ndodhi ringjallja pranverore.


Nje muzike ndjenjash,
si nje piano kumboi ne veshet e mi
dhe u shnderruan ne nje denese lumturie.


Te pashe perseri
dhe fjalet, zune te shetisnin krah nesh,
neper rruget e qytetit
nen nje hymn dashurie dhe nen nje tango zemre.


Te takova perseri
dhe syte tane moren perseri ngjyren e embelsise
se perjetshme,
si dy sirena qe vrane pikellimin tim
duke e shperndare ate, ne çdo skaj te universit.


Te pashe perseri,
dhe do te shoh si te tille,
gjer ne takimin e syve te tu, me kometat !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT