LOTI I SHPIRTIT.
Mi lagu qerpikët loti i syrit,
më rrodhi faqeve e në mjekër mu mblodh,
kish raste që në dënesë dot si mbaja,
në shpirt mu hap i thellë një hon.
Më helmoi ai lot sa herë në dëshpërim,
të mallkova dashuri, të mallkoi loti im,
por sot kur kujtoj sa shumë paskam qarë,
-naive, i them vetes dhe buzën vë në gaz.
Dhe ja ajo lulja e brishta e dikurshme,
tash rallë i njomë qerpikët, veç loti i gëzimit,
dritën syrit ja dua, e gazin shpirtit,
ndaj dua, dashurojë atë që fort më do mua.
