Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritLida Bashllari-VEÇ TY TË KAM

Lida Bashllari-VEÇ TY TË KAM

VEÇ TY TË KAM

Më mban inat?Jo se besoj.
Quaje shpirt k’të vetëm lojë.
Duel të heshtur ti zemrash quaje,
Vetëm helm mos nxirr prej goje.


Zemërimi yt më ka çuar në djall
Shumë herë me vepra,pak më tepër me fjalë.
Por unë s’mërzitem me kapriçot e tua
Të njoh kaq mirë dhe më shumë të dua.


Dashuria e zjarrtë më ka çmendur,mbërthyer,
Çuditërisht s’shoh askënd në shpirt kaq të vyer.
Ti je gëzimi i vetëm i ditëve të mia
Imazh që s’më braktis dhe kur kaplon vetmia.


Të kam gdhendur në zemër dhe gjithë qënien time
Je afër dhe larg,tundon me mendime.
Veç ty të kam dhe askënd tjetër.
Më ke dehur,marrosur si vera e vjetër…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Selvije Kadriu-RUAJE

Dalinë Arifi -Pas ndarjes

Sanie Rrokaj-SI KALOI SI ERA