Ajo puthje
Ma solli lumturinë
Që s’mund ta ëndërrosh
Ishte e sinqertë
I zbehi të gjitha
Që mi dhurove ti
Sikur ta dija atë ditë
Më nuk do ta ktheja
Kokën prapa
Pasi që ajo ishte
E vetmja që tash e kujtoj
Me buzëqeshje në fytyrë
E ato që mi dhurove ti
Më bëjnë të ndihem keq
Andaj ai mu afrua kaq lehtë
Më puthi në ballë
Mbase e dinte që një ditë
Ti do të më tradhtoje
