Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritIbrahim Gashi-E GJITHA NJË KRYEVEPËR

Ibrahim Gashi-E GJITHA NJË KRYEVEPËR

E GJITHA NJË KRYEVEPËR

Seç ndiej mall kur nuk të kam
Sa do të doja t’i puthja sytë
Të më lumturosh si çdo herë
Ndiej aromën e buzëve tuaja
Ëndërrueshëm hap krahët
Nën obeliskun e dritës së hënës
Me to humbas në vargje
Frenat i vendos harrimit
Mendueshëm te gjiri i lotëve
Rrotullohen pamëshirshëm minutat
Derisa muzgu puth agimin
Je vegim i çdo nate
Vezullim hëne plotë qetësi
Lule në harkun e thellë të dritës
Kristal përmbi hapësirat e gjelbërua
Më e ëmbël se kënga
Je kryevepër.

SYTË NGJYRË STINE
Shikimet hedh si rrezet dielli
I bëj kurorë
Vargje në kupën e qiellit
Puqen thellë
Në zemër shpresë dëlirë
Përqafojnë muret
Tjegullat mbi urë
Sytë marrin ngjyrën e stinës
Dritësojnë mbi valë deti
Largësisë ia ndjejnë
Pulsin e ndezur
Përmes tingullit
Shikojnë errësirën rreth orës
Me hije dritë shpuar
Sa mirë është kur pëshpëritin ndjenjat
Edhe atëherë kur kthehen
Nga shtegtimi i natës
E fluturojnë në kopsht plotë lule
Buzëqeshin , tundin
Aromën e pranverës
Vesën e mëngjesit
Ulur në bregore.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT