ZADRIMORE JAM
Kjo Zadrimë me tokë pjellore,
Veshje t’bukura sa më s’ka,
Djem të shkatht vajza punëtore,
E bëjn’ Zadrimën Kanada!
Të gjithë globin e shetiten,
Nëpër botë pra emigruam,
Asnjë gjë në dritë nuk qiten,
Ty Zadrimë kurrë s’të harruam!
Mallë për nënen që na lindi,
Mallë për tokën ku u rritëm,
Ta shton mallin emigrimi,
Vendi huaj nuk ta jep driten!
Me traditat aq të bukura,
Në Shqipëri je shëmbullore,
Femra t’bukura porsi flutura,
Bohce kuqja Zadrimore!
Koka t’ mdhaja nga ti dolen,
Të gjithë botën e shetiten,
Krejt Zadrimën e nderuan,
Me kulturen dhe me dijen!
Gjon Buzuku e Zarishi,
T’lidhur fort si kocka e mishi!
Brez pas brezi do kujtohen,
Kurr s’harrohet At Gjergj Fishta!
Sado kohet t’transformohen!
Daniel Dajani e vllezrit Gazulli,
Në Zadrimë e rriten shtatin,
Me këto mburremi gjithë jeten,
Shumë të zi e paten fatin!
Pjeter Gjoni një shkrimtarë,
Krejt Zadrimën e studjoj,
Ndue Gaspri e thoshte hapur,
Kur fillova t’shkruaj romane,
Fjala Tij m’inkurajoj!
Ec Zadrimë lulzo çdo ditë,
Se ke rritur shumë figura,
Me shtatë shkronjat që ke ti,
Afirmove gra dhe burra!
