Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritKol Kodra-DRINI I KTHYER NË DRITË

Kol Kodra-DRINI I KTHYER NË DRITË

DRINI I KTHYER NË DRITË

Punoj në hidrocentralin e Komanit
Ku Drini kthehët në energji!
Marr peizazhet e grykës së malit,
Dhe i derdh në letërsi…


Unë vij nga dega e gjuhës shoqërore
Për vargun e lirë e të rëndë,
Drini rrjedh mes malesh gëlqerore
Si nga rapsodi një këngë.


Dhe tingujt ia kumbon gjiri i ngushtë
Dhe rrjedhën ia vështroi përditë,
Nga kullat e ekuilibrit, mbi Gushtë
Drini, kthehët në dritë!


Rima, rrokje e metrikë, vën përpara!
Hyn, e nga turbina del shkulm,
Rrokulliset, vazhdon e s’ndalet vala
Më me vrullë e sulm!


Tamam si metafora në sfond alegorik
Buron energjia e padukshme!
E para: Labirint i stilit estetik…
E dyta: E dhunshme!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT