Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritSinan Deshiku Vaka-FJALË TË BURGOSURA

Sinan Deshiku Vaka-FJALË TË BURGOSURA

FJALË TË BURGOSURA

FJALË TË BURGOSURA
Muza ime vargëzon e vozit pranë humnerës,
Ndërsa më përplas shpirtit revoltë mendimesh.
Fjalë të burgosura dikur, tani përflasin njerëz,
Herë herë djallëzisht arratisen pas hiresh .


Sa pak pasuri të jep toka pas vdekjes !


Jam i bindur se ti ke forcën e brishtë të lules
Dhe ngrica e tradhëtise ti përthan petalet…
Por ke nga dashuria forcën e marrëzisë
Për vuajtjen time duke më shtuar hallet…


Dhe toka të jep pak pasuri pas vdekjes !


Të kthesh kokën mbrapa gjen vetëm dhimbje
Prandaj arratisem shpesh portave të harrimit,
Asgjë të denjë, nuk më sjell kjo kohë pa shije
Harrohem dëshirshëm, pas teje mëshirimit .


Sa pak pasuri të jep toka pas vdekjes !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT