Tani
Në këto çaste toka fshikullon
Jep flakë
Shpellat çmenden
Istikamet nuk flejnë
Ato kthehen në shtëpi malli
Muzetë e përgjakura
Me shpirt bari
Me aromë ullishte
Kujtesa ngritet n’Korrik
Në Qershor e n’Maj
Ngritet me fuqi lirie Tahir Zemaj…
Çeta
Batalion pa fund
Anije ëndrash
Atdheu
Liria
Liria vjenë me vela t’betuar
-Tahir Zemaj…
Dhe nise
Dhe erdhe
Në ditë drite
Në buzëqeshje pranvere….
Kushtrimi YT kishte za qielli
Ngrohtësi vere
Porosi të fortë
Nga këtu
N’Betejë t’Loxhës
Nga këtu e n’Belvedere…
Liria
Liria është si këmba e parë
Si patkonj ati
Kur shndrit në ar…
Liria lindi
Lindi dhe rilindi
Në frontin e zjarrtë
Në endrrat me vesë
Erdhi në vargun tim
Përsëri u lidhën
U lidhën me besa-besë…
As një lule nuk e harrova
Të gjitha bëjnë unazë ari
Zemra e të gjithëve
Një nga një
Fortesë n’Loxhë
Fortesë Lapidari….
