Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritMentor Thaqi-Dasmé Shqypnie

Mentor Thaqi-Dasmé Shqypnie

Kohë e zvarritur ecë
Gjurmët s‘i fsheh dot
As nën tinguj gërnete
As nën ramje tupani


Atje në log një artist luan valle kjénësie
Deli Metali Shqypnia i thonë baco
Në vallen e luftës e lindi Nâna


Kemi Dasmë more heeeeeeej
Dasmë kemi, martojmë nipin
Thotë Shqypnia JUNJATTËJETA
Djepin të gatshëm e keni
O Dren Dukagjini
Dhuratë me uratë oj Mirandë e Dardanisë
Për shtim dhjetëfishor
Për bekim Arbnor


Lindje të mbara
Truelli don ushtarë
Shpia don zonja
Se … SAGA … Saga âsht e jona


Të falem o varri i gjyshit,
Tata jém luftarë i Atdheut, shqip lutjen ma tha
Dajtë në Kullen e Thaqit të 7 copë Llukëve për beteja të reja më folen
E mixha Ali për shkollë e mendje të hollë


Gurin nga palcë shkâmbi e ke
Prej të parit të vullkanit më të parit
Kur nga hini i tij e bani Zoti
Rrâjën e Shqiptarit
Prush i pa shuem
Për pjèkje t‘bekueme

ImZot
Lutjen për nesër
Po e bëj sot
E bekimin e frytit do ta kemi n‘mot
Po po, n‘mot e përmot


Ev bre, po që na i dhezi shpirtnat kanga e Dervish Shqës dhe Demush Nezirit
O Ismet Ibish Shqypnia
Bre Zoti e bekoftë Trungun tonë
Se Jeten dasmë sikur luften e ka ky Truell

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT