Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritAlma Mehmeti-Ilaç i çdo lëngimi

Alma Mehmeti-Ilaç i çdo lëngimi

Ilaç i çdo lëngimi

Bota është shumë e madhe ,
Por pa ty, më duket kokërr gruri,
Me ritmin e zemrës unë hedh vadhe,
Dashurija ma ka çpuar me një cifët druri,


Kur mbështetem në kraharorin tënd,
Kokë e këmbë paqja më sundon,
Me orë pa lëvizur në të njëjtin vënd,
Ëndërra ime në detin e dashurisë lundron,


Je i imi, deri në vdekje veç i imi,
Me askënd tjetër s’të kam ndarë kurrë,
Ti më bëhesh ilaç i çdo lëngimi,
Në çdo goditje ti mu bëre murë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT