Friday, December 27, 2024
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poetin Fetah Maliqi

Cikël poetik me poetin Fetah Maliqi

VARGJE DIMRI

Erë e fortë, ftohtë, ftohtë,

dimri i pa basë dyerve troket,

të thara degë pullaze shtëpish,

as fletë të vetme më askund.

Bora e parë fëmijët gëzon,

ka natyrë befasie për mirë,

me ski, saj, toptha në gjuajtje,

po zogu i varfër, mërdhinjë.

Edhe të dua dimër,

edhe s’të dua dimër,

edhe të kujtoj për mirë,

edhe për t‘merrë të di!

Kamë dhe shumë kujtime,

në fshatin tim të fëmijërisë,

që kurrë se harrojmë,

aty afër qytetitë, Dardanë.

Mos me thuani

se edhe ju s‘dëshironi,

s‘ndjeni të tillë,

gjëm të madhe!

Në këtë vend

ku sundon t‘merri,

ka shumë dimra

në një dimër, përsëri…!

…………………………………………………

Mësuesja guximtare

Mësuesën heroin e deshëm shumë,
Sepse na mbrojti jetën, nga hordhitë barbare!
Me forcën që pati, na mbuloj të gjithëve,
Nuk na lënte në rrugë, pa u vra e para!?

Sot ne shkolla, ente, emëri i lartësohet,
Dhe vepra e saj humane, kurrë nuk harrohet,
Na këshillonte, afronte e përqafonte,
Jo, jo në mëshirën e grabitqarëve nuk na lënte!

Andaj, kujtojmë ne fëmijët me shumë respekt,
Mësuesën guximtare, si një luanesh!
Vërtetë „Shote Galica“, ishte për ne,
Na dhuroi dituri, te kujtojmë për jetë…!

………………………………………………………..

NGA DITARI

Sot në orët e hershme mëngjesore,

një ditë dimri freskuese

me plot bukuri natyrore,

u ndala duke mendua?!

Ku jan mbetur

mëndimet e mëparshëme,

të freskuara duke rën shiu

me rrezet e larta dielli?

Thellësi, në mbrendësin e pyellit,

është e vetmja kala ku po shihet sot,

ku vizitohet nga shumë adhurues të saj,

nuk është parë kurrë me parë

nga pemët, që jan rrethuar rreth saj.

E sot shihët por nuk e shijojm,

se prekum dot me dorë!

Gjer kur kështu me rrufet

e ashpërta të kësaj kohe…!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT