PËR TROLLIN
Pasha diellin e pasha hanen,
Dashni si tanden s’gjeta askund!
Dhe pse dheu ma kish tret nanen
Gjeta djepin, që më ka përkund
.
Vekt ’ e xhubleta heshtin në atë muze
Lahutë e çifteli i shoh me nostalgji,
Prehje shpirti gjen ku ka le
Kur në odat gazmova me fmijënin.
Në atë baçe me lule të bukura
Duart e saj mbajtën votër e prag,
Në fotografi kish met , bash si flutura
Veç shpirti i saj ish mushë me marak.
E filloi duke d’vetë te tanë
Marshalla, sa kenkan rritë fmia !
Mos harro bir, amanet prej nane
Ruaje gjuhën, se të harron shpia
Trarët e shpisë ishin mlue me mall,
Murit i banin shoqni disa fotografi,
Si kujtim donim fotot, gjithsecili t’i marrë
Në krye me thinja, aty ndjehen fëmi.
Lulet kokulun e tretën erën
Frutat në degë shpejt u egzaltuan,
Oborri çuditshëm nuk më hapte derën
Rrugët para shpie m’u kryqëzuan.
Pragut, një porosi të çmuar ia lashë,
Se do të shkoja prapë ma shpesh.
Duke ju lutur në gjunjë i thashë:
Vendin tem të ma kesh kujdes!
