Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritAngela Kosta-DHE FOLI ZEMRA...

Angela Kosta-DHE FOLI ZEMRA…

DHE FOLI ZEMRA…

Dhe më në fund foli zemra
asgjë s’më ndan nga ty
as vetë kjo largësi
Të dua në pafundësi!

Me çarçafin e dashurisë
mbi gjoksin tim do të mbështjell
dhe rrahjet e zemrës njësh do i ndjejm.
Eh… kjo jetë… jetë e marrë
ngado që të shkoj
vetvetveten veç tek ty e shoh.

E shoh në mendimet e tua
të njëjtat me të mia
si fryma jote
që lehtë flet me pëshpërima.

Në zemrën time kokën ke mbështetur
ashtu e heshtur pa fjalë
dhe unë lumturohem
si ty… nuk kam fjalë…

Gjithësia ime do mbetesh
aty ku të pushtoj
dhe shpirti im
ngahera do të të përjetoj.

Mos u lëndo nga fjalët e mia
veç mall e brengë ndjej
akush nuk më largon nga ty
as vetë përjetësia në largësi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT