Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-PASTHIRRMA KOHESH

Valbona Kolaveri-PASTHIRRMA KOHESH

PASTHIRRMA KOHESH

Cingrima ditësh,
Përtypen unshëm
Të hanë shpirt

Tek kërcasin nofulla
Mpakjesh,plakjesh

Nën pasthirrma kohësh
Që bërtasin unshëm,
Zemrash të ngrira,
Harrimesh

Ku mbijetojnë,
Hapsirash,
Për të qenë të lirë
Dhe enden pragjesh
Galaksish të panjohura
Emërtimesh,
Ku si thërret as gjak
E as bukë e mëmës

E mandej,
frymë udhësh
Të mbetura bosh
S’do të kenë më
Mundësinë të ankohen

Se do flenë gjatë,
nën dihatje
Pa gjurmë

Qiejve tanë të ngrysur
Kur të ngrenë sytë
Do shohin
Sy etërish që po luten
Eshtnash

Se një ditë
S’do braktisen botësh

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT