BallinaVitrina e libritMarigona Kelmendi-Pranverë

Marigona Kelmendi-Pranverë

Mësoj freskun e fjalës
Besëmira frymë e njalë
Thur nota njerëzore
Isha dje jam edhe sot
Se ti më dhurove ëndërrshikimin
Të qeshur të doja gjithherë
Edhe pse loti syrin e njomë
Babë o babë
Të dua shumë
Sikur atëbotë
Kur ti merrje frymë
Si ky fresk pranvere
Bota kishte tjetër kuptim
Sot kur ti më mungon
Ma shton dhembshurinë
Edhe ajri ka tjetër aromë
Diell lind ndryshe
Babë ti e doje pranverën
Rifillon jeta a nuk thoshe
Babë ku je
Kjo pranverë
Nuk është pranverë pa ty
Është vetëm një fresk
Që më than lotin në sy

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT