Apokalipse!
15 Tetor,
Dolëm nga vërshimet e planetëve përtej vullkaneve
Që ndoshta kanë shëmbur malet
Për të bërë qametin në mes dallgësh,
mes baltës dhe zjarrit
Ku shtrihen gjërë e gjatë
Rrugëve të së tatëpjetës
Duke marr ç’të gjej përpara
Pyje e shtëpi,
fushat me lule, e arrat e mbjella
I bëri shkretëtirë
Ku në tokë u ndje karboni i tymit të zi
Duke u ngjitur mbi re, të dendësojnë llumin që mbajnë me vete
E toka mbetet një vatër hiri
I nxehtë
E i përtharë
Si një pllajë.
Është 15 Tetor!
Mbaroi vullkani që nxorri të vrerët e nëntokës nga majë e malit.
E mali s’u duk më
As kodra pas tij.
As fushat me gjelbërim
Asgjë s’mbeti për kujtim.
Dalëngdalë
Po vijnë ditët në vijim,
më të qeta.
E nëse ka mbatur një shpresë
Ajo do të jetë jeta e shpëtimit nga e keqja!
Bespj tek vullkanët e parashikuara
Me dekada e shekuj
Që rinisin nga e para jetën
Si një apokalips i së vërtetës!
