ASKUSH FAJIN S’E PRANON
Rrallë ka njerëz
që s’bëjnë gabime
dhe nga gabimet
vijnë pësimet.
Kur ta bësh fajin
më mirë pranoje,
mos rri në dilemë
t’vërteten tregoje.
Faji është jetim
shumëkush s’e pranon
dhe asnjëri në jetë
t’vërteten s’tregon.
Kur ta guajsh gurin
mos e fshih dorën,
se dikur zbulohesh
dhe e humb vlerën.
Sa më shumë kujdes
gjithmonë të kemi
me miq e familjarë
të sinqertë t’jemi.
Dikush e pëson
faj e pa faj,
kjo është e shëmtuar
fshehtë mos e mbaj.
Urreje t’pavërtetën
dhe faj mos bëj kurrë,
jeto shumë i lumtur
dhe sillu si burrë.
