Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota -SKËNDERBEU

Petro L. Sota -SKËNDERBEU

SKËNDERBEU

Erdhi çasti, që gjysëm hënën të braktis
Ndjeu thirrjen e atdheut ;- kthehu biri im,
Me treqind kalorës, si një furtunë u nis,
Se edhe Kruja, do ta priste me gëzim.

Prandaj me emërin Gjergj të pagëzimit,
Me lotin në sy, po e thërriste vegjëlia,
Të gjitha trojet shqiptare, prej gëzimit,
E pritën si hero, se me atë erdhi liria.

Perandoria Osmane, nuk qe më e qetë,
Se gjysëm hëna, humbje të tjera pruri,
Gjergj Kastrioti, nëpër male e ka gjet,
Shqiponjën, që në flamur të kuq e vuri.

Ndërsa kokën e një cjapi me dy brirë,
Në përkrenaren e tij, çuditshëm ka vënë,
Shqipëria e vogël, po merr frymë e lirë,
Se në qiellin e saj s’ka më gjysëm hënë.

Kostandinapojën bizantine e pushtuan.
Tani krishtërimi kryeqendrën ka humbur,
Ushtri të mëdha, Skënderbeut i dërguan,
Por u kthyen me humbje dhe të mundur.

Në njëzet e katër beteja, osmanët i theu,
E iknin sulltanët, me gjysmën e ushtrisë,
Përballë perandorisë i vetëm Skënderbeu,
Por kishte me vete, malet e Shqipërisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT