Shaje poetin, mallkoje pa mëshirë,
Fyeje sa të duash, me fjalë të nxirë,
Mund t’ia kthesh shpinën, mund ta quash të marrë,
Por lapsin e poetit s’e ke në dorë për ta ndalë
Mund t’ia mbyllësh gojën, t’i thuash Hesht
Mund t’i hedhësh baltë, ta quash edhe i keq,
Por fjala kur lind, s’e mban dot në pranga,
Ajo çan çdo mur dhe jehon si kënga
Poetin mund ta shash, mund ta mallkosh natë e ditë,
Por vargu i tij s’vdes, as nuk humbet në pritë,
Se pena është zjarr që nuk shuhet me dhunë,
Dhe fjala e lirë s’përkulet kurrë në gjunjë
Mund t’ia thyesh penën, mund t’ia grisësh fletën,
Por një poet i vërtetë prapë e gjen të vërtetën,
E shkruan në mur, në gur, në heshtje,
Se fjala e poetit s’ka burg krijon kurreshtje
Mund ta shash poetin, mund ta mbulosh me baltë,
Por fjala e tij mbetet, e gjallë dhe e artë,
Mund ta shash poetin, mund ta mallkosh pa pushim
Por lapsin e tij, kurrë s’do ta vësh në burgim.
