DËSHIRA PĒR JU…
Jeta juaj qoftë e mbushur me lumturi,
e mbushur me gëzime e plot mirësi….
E ruani edhe atë pak pafajsi që keni,
si vajzë apo djalë në ketë gjithësesi !
Merrni kohë,që t’nuhatni aromën e trëndafilave,
shijoni aromën e të gjitha me lulishteve…
Fshini nga mendja shqetësimet e juaja,
e duke u çliruar nga vajtimet e kota…!
Le të mos jetë kurrë kupa juaj gjysmë bosh, por përkundrazi ajo duhet që të mbetet plot..
Merrni rreziqe për të përmbushur ëndrrat tuaja, asgjë për të humbur dhe për të fituar gjithçka..!
Nga buzët tuaja flisni vetëm inkurajim,
për të ndihmuar shpirtin e thyer të tjetërve
Si burimi i rinisë,nga fjalët e juaja tē jetës,
nga goja jote të dalin per hir të vêrtetës..!
Jeta juaj le të jetë pa keqardhje,
nuk ka fjalë për të kaluarën tuaj
Ndërtoni repertorin e kujtimeve
më të lavdishme që shkuan te vitëve.
Qofshin ditët e juaja të mbushura me dashuri, duke u mbajtur të palëkundur fjalët miqësi
Pa harruar fjalin e dhënë per besënikri.. ,
e që për brezat e ardhshem te jet vazhdimësi!
