Sunday, February 22, 2026
BallinaVitrina e libritCikël poetik me vargjet e poetes Marigona Kelmendi

Cikël poetik me vargjet e poetes Marigona Kelmendi

1.M’ka marë malli

Diku nisi me fol legjenda
E ketëj nuk zihet vendi vend
Disa thonë se i ka ra mortja
Kinse dy pika shiu prekën

Unë nuk flas ma më gurin
Ka kohë që mori hark tjetër
E shoh sirtarëve si ngjitet
Gjurmët ja pata dhanë amanet

Nuk e di kah vjen ky mall
Njerëzia paska Halle
Medaljon ishte secila etapë
Kur emrat heshtin nga pendimi

Akoma ja mbaj mend shikimin
Si për dreq kjo zemer butë
Sikur ta kisha një hekur
Si permendore ta mbaj lotin

Ngrirë në secilën leter të shkruar
Ku jeta nuk qenka tjetër Pos harresë
Por…. për inat paskam mallë
Sepse Sfinksi dëshiron të vdedë.

2.E dhimbshme

Ti ikën rrugës së fjetur;
Unë trastës pa medalje.
Të shoh që shton çmimet,
Tek ia hedh një valleje
Për një Zero ma tepër
Zemër;
Zerot na çojnë në zerO.
Aty Ku e gjitha fillon
Prapë ti ngel dhe falë kalimtarin..
Tek mbetë kujtesë pa neon
Unë ngrij në Janar
Që nuk pres ma kthimin.

3.
Nuk beson

E marrë lapsin të qendisë
Xhamadan flamur apo ide
Ti hedh pluhur heshtjes time
E unë akoma qesh thuajse luaj
Nuk kam ditur kurrë ta lë rrugën
Aty ku fund e krye niset zhurma
Kambana jote fillojë sërish
Nuk pata më as kureshtje të shoh
E lërë me llafet e tua me korin
Tashmë kanë marrë edhe dirigjent
Pijanecet moti i ka dehur deshtimi
Çdo ditë vritet liria jote e imja
Sepse bota është ylber pa shi
Paska festë madje kam dilema
Rri zgjuar ylli im polar i bukur
Fshehur çadrave pa ditur adresen
Tashmë do këndoj këngen e re

4.KAM NIS ME HARRU

Vitet paskan marrë emra
E ti kot troket maleve vetëm

Liria kushton aq sa paguhet
Ashtu ma mësoj gjyshi hero

Nuk ke si të jesh ndryshe
Kur çdo ditë lexon Lahutë
Ama të Malsisë së Madhe

Këtej është ndryshe zemër
Dita ja nis bukur me vargun
Krahët nuk t’i ktheva kurrë

Nuk doja ta tradhtoja veten

E di tashmë kah lind Dielli
Ai i imi që aq shumë e prita.

5.Një emër gur

Nuk kanë të sosur udhët e tua
Kryefjalë e lirisë time
Kalëruar laps e shkrime
Jermërova disi përgjumshëm
Sapak të më thyhet zhgënjimi Ndezur shoh emrin në gur Lapidari im i lotit që thur
Dejtë e botës që rrjedhin gjak blu
Shfleto sirtarin e kujtimeve
Aty do gjesh emrin provë
Që do të thotë duhet pritur
Tek thinjat stolisin emrin
E mua përmallshëm po më ik fjala

6.
Mos shkruaj

Tento të mbledhesh valen e detit
Përqafo zenitet e fundit fjalë
Mbylli sytë të harrosh imazhin ma të bukur
Andej kah niset itenerari radhes mungesa
Mate fjalën dhe kafsho heshtjen
Mos shkruaj lapidarët e humbjes
Belaja e fundit pa premtime fjalësh
Gurit kush i paska dhënë dhurata
Ma butë se fija e borës
Nuk gjeta tjeter emer

7.
Jo

Portës që hap kuvende
Manastiri pa kund dritare morti
Trimat lënë armët kur duhet
Pushkë revole shpatë
Sipas epokës
Sepse të luftosh me heshtjen
Është krejt tjetër gjë
Qyshkur një ëndërr e keqe më përsëritet
Një si mbyllje hermetike në vetvete
Edhe pse sytë i qeshin vetmisë
Herë çiltër herë me grimasa
Jo jo dhe jo
Nuk e ndal kurrë shkrimin
Duhet falur edhe veten
Se vetëm kështu arrihet fundi
Që je ti
Mos më thuaj jo

8.Më nuk shkruaj

Të gjithë në këmbë himni filloi

Kohë ceremonie flamuri e nderi

Unë strukem pamjesh ekrani

Sa kohë që ndjenjat ngulfatin

Dhe ja tek del fytyrë e humbur

Tek fillon ta zgjojë kujtesën

Nga të ik me vrap

Të mos gënjej botën

Pastaj dhe veten

Rri qetë shpirt i bardhë marsi

Nuk shkruaj më për gjethet

As kur vjeshta ime të vijë

Mos u merakos nga pranvera

E di kujdesi im do të të mungojë

Këngët i do dhe mbreti

Si dhuratat pa fund

Mbretëro të lutem letrave pa fund

Tek ngrin imazh dimri

Lulëzon syth pranvere

Midis lotësh asnjëherë laraskë

Edhe pse ta vodha heshtjen

Që e ke me aq plotëni

Jo më nuk do të shkruaj

Pas himnit mjafton duartrokitja

Të zgjojë atdheun

Në secilin nga ne

9.
Kërkim

Lart doli hëna
Poshtë një luftë hienash
Fillon ndryshimi
Mendësitë anash e anash
Vetes nuk i mjafton uni
Ti qiri i pashuar shpirti im
Diku tek qesh fryma bukur
Tek sillet bota njëjtë
Edhe pse lart hëna
Edhe pse poshtë hienat
Me mua me ty
Luftës pa mua pa ty
Histori pas historie
Tek lumi tek fusha tek mali
Nuk do të ulim kokën trishtushem
Gëzuar t’i themi vetes dehur
Pa i zbrazur gotat e jetës
Një gëzuar për ty
Me mua dikund
Në kërkim

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT