Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United gjatë verës nëse klubi nuk kualifikohet në Champions League.SunSport mëson se ka pasur një bisedë mes përfaqësuesve të Ronaldos dhe Richard Arnold i cili do të bëhet shefi iri ekzekutiv i klubit.Kampi i Ronaldos është i shqetësuar për mënyrën si po ecën klubi me skuadrën që aktualisht qëndron në vendin e 7 në Premier League.Ronaldo i cili muajin e ardhshëm mbush 37 vjeç, synon të luajë në nivele të larta të paktën deri në moshën 40-vjeçare dhe gjithashtu ta mbyllë karrierën si fitues.Ylli portugez u kthye në klub në fillim të sezonit me një kontratë dy-vjeçare me besimin se United kishte një skuadër për të fituar trofe, por deri më tani asgjë nuk po rezulton siç ishte parashikuar.