BallinaVitrina e libritRizah Reshani-BOHÇEJA E NËNËS

Rizah Reshani-BOHÇEJA E NËNËS

Nëna Xhemile që si evlad më rriti
Në shtratin me fieri të Geriçecit
Nëna Heroinë që ishte si ashkël shpirti
Që më mësoi në jetë vetë të eci….

Në fund të arkës e ruante nëna
Bohçen me arra nga Brodi I Syrinikës
Kur lkte vera, kur kryhej lama
Ma jepte ajo nën shkëlqimin e hënëdrites.

Në até bohçe nëna ruante edhe fotografinê
Në prehrin e saj unê i mbështetur
Aty ruante kujtimet për nusërinë
Ruante dhembjen për katêr evladët e vdekur.

Fëmijë isha unë atëherë
S’dija gjë për shumë fshehtësi
Vonë kur u rrita në këte jetê xehër
Nëna më tregoi këte tê trishtë histori.

Më tregoi si mbeta jetim si njëvjeçar
Si më rriti ajo në shtratin me kashtë
Më tregoi fotografinë e ruajtur si thesar
Më tregoi pse kaq shumë më ka dashtë… 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT