Monday, December 23, 2024
BallinaVitrina e libritÇASTE POETIKE ME POETEN Gjyste Dajani

ÇASTE POETIKE ME POETEN Gjyste Dajani

STREHA E TE QENIT POET

.

Nuk mund tè ketè poezi tè keqe,

Poezia e keqe nuk èshtè fare poezi,

Eshte nje kalim kohe e pa sukseseshme,

Eshte thjesht njè vargèzim me thèngjillin e zi.

.

Vargezuesit mos i krahasoni me poetet,

Ka mènyren e vet me kohen, shpirti i gjere si deti,

Vargu i poetit kurr nuk tretet,

Ashtu si vullkani shperthen ne vargjet e tija poeti.

.

Mbetet një prej ndërmarrjeve më tragjike.

Dyshimi me objektivin për ta anulluar,

Kur botët letrare, janë fakte artistike,

Rreshqet menjhere sepse nuk eshte menduar.

.

Ato si territore tè ngrohta sherbejne,

Pasi ka gjetur, rigjetur, ndiere dhe provuar,

Ne vargjet e krijuara ekzistencën e vet,

Kurr lexuesi, tek poeti, nuk ka dyshuar,

Pra……..

Kjo është streha e të qënit poet…!

.

TRENDAFILA ZADRIME

.

Isha e re dhe shume energjike,

Era qe frynte mbi gjethe, krijonte melodi,

Nuk isha ne humor, ne zbardhjen e asaj dite,

Kerkova shpejt muzen, por me dole ti.

.

Ah moj zemra ime, këte përkundje,

Te degeve dhe te gjetheve e kujtoj perseri,

Kishim të dy të njajtën “smundje”

Sheroheshim te dy nga e njejta melodi!

.

Era dhe gjethet me zogjte po kendonin,

Zemren e kesaj vajze Zadrimore e gezonin,

Zeri yt dhe i imi kurr nuk stononin,

Nga gezimi syte qeshnin dhe lotonin!

.

Ethet m’i fute, shpirtin ma drodhe,

Me guxim doren time kishe kerkuar,

Une mbrapa te vija ne fushe e ne koder.

U realizua deshira per tu martuar!

.

Mu duk se me fole me shikim, tek molla,

Nxirre ta shof njat t’bukrin sy,

Nga Zadrima ne Vlore do te vij tek shkolla,

Dije se unë, nuk kam jete pa ty!

.

E unë nuk rrej, pasha njata sy,

Qe bojën trendafilit ti ja ke hjek,

E mbrapa te vija gjithkund une ty,

Nder trendafila Zadrime, bashke me u perpjekë…..!

………………………………………………………………….

GJERGJ KASTRIOTI

( Skenderbeu)

Qysh e vogel më treguan për trimin Skënderbe,

Me figuren e tij krahasoj të dashurin mëmëdhe,

E gjithë bota e njohu të madhin Gjergj Kastrioti,

Dhuratë e kombit tonë, dhuruar nga Zoti!

Ai ishte zjarr lisi dhe jo zjarr me kashtë,

Si komb na pasuron biografinë e lashtë,

Shpirti dhe zemra vargjet i rreshton

Më zien gjaku dhe mbushem me emocion!

Se, Gjergj Kastrioti është dielli shqiptarë,

Nëpër vena i rrjedhë gjaku iIlir i t`parëve tanë,

Tek Gjergji janë; Bardhyli, Genti, dhe Teuta,

Është krahu, mëndja, çiftelia dhe lahuta.

Figura e tij nuk ndejti në errësirë,

E gjithë bota na njohu dhe na njeh shumë mirë,

Tek figura e ndritur e Skenderbeut,

Janë cilësitë e një populli paqedashës dhe të lirë.

Disa tradhtarë si hije me emra e mbiemra,

Duan që vepren e tij t’a njollosin,

Kërkojnë që t’na nxjerrin Gjergjin nga zemra,

Por ai është vullkan dhe nuk mund ta groposin!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT