Friday, November 22, 2024
BallinaTurizmiUrat e mahnitshme të Shqipërisë

Urat e mahnitshme të Shqipërisë

Me lumenjtë e saj të shumtë, Shqipëria ofron gjithashtu edhe ura të veçanta, të cilat zbukurojnë vendin duke treguar njëkohësisht edhe historinë e tij.

Pse janë urat objekte kaq interesante për ne? Shumë mendojnë se adhurimi jonë vjen nga fakti se urat dëshmojnë dëshirën e njeriut për të bashkuar. Teksa ne i shohim, ato na transmetojnë këtë mesazh bashkimi e kjo na qetëson e na jep shpresë.

Të gjitha urat e Shqipërisë tregojnë po këtë gjë. Ato dëshmojnë gjithnjë për lidhjet që janë krijuar gjatë historisë mijëvjeçare të vendit. Pasqyrimi i tyre mbi sipërfaqen e ujit thjesht i shton harmonisë së tyre dhe i bën ato muzat e shumë piktorëve e fotografëve.

Ura e Mesit (Shkodër)

Ndoshta ura më e dashur në vend, Ura e Mesit ndodhet 5 km larg qytetit të Shkodrës. U ndërtua në fillim të shekullit të 18-të pikërisht për të bashkuar Shkodrën me Drishtin dhe Cukalin. Ajo zgjatet mbi 108 metra mbi lumin Kir, dhe përfshin 13 harqe! Është ura më e madhe nga periudha osmane në vend, si dhe më e fotografuara dhe e skicuara, duke përfshirë këtu edhe skicimet e poetit dhe udhëtarit britanik të shekullit të 19-të, Edward Lear.

Ura e Goricës (Berat)

Ura e Goricës është një vepër e arkitekturës osmane, e cila mban emrin e lagjes historike të Beratit. E përbërë nga gjithsej shtatë harqe që shtrihen mbi 130 metra, kjo urë me hark elegant lidh qytetin me lagjen Gorica. Fillimisht e ndërtuar në dru në 1780-ën, ura u rindërtua edhe në gur në vitet 1920, në formën e saj origjinale. Vlen të përmenden edhe dy ura të tjera të mrekullueshme pranë Beratit, Ura e Kasabashit (26 metra) e shekullit të 17-të dhe Ura e Velabishtit e shekullit të 18-të.

Ura e Tabakëve (Tiranë)

Ura e Tabakëve është e vetmja urë që mbetet në kryeqytet nga periudha osmane! Ndodhet pranë bulevardit kryesor, e rrethuar prej ndërtesave moderne. Kjo urë e shekullit të 18-të u ndërtua fillimisht për të transportuar produkte bujqësorë përtej lumit Lana, deri sa ky i fundit u ridrejtua në vitin 1930. Kjo është edhe arsyeja pse sot lumi nuk rrjedh poshtë kësaj ure. Ajo mbetet një ndër monumentet më të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore në Tiranë.Kjo urë e shekullit të 19-të, e ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena, është bërë një prej urave më të vizituara në vend kohët e fundit. Kjo sepse pranë kësaj urë të bukur historike gjenden Vaskat kurative të Bënjës, një prej destiancioneve më popullore. Urën, dhe vaskat, i gjeni 8 km larg Përmetit. Ndonëse jo e gjatë si urë, harku i saj i madh shtrihet vertet bukur mbi lumë. E gjithë zona përreth njihet për gjetjet parahistorike nga periudhat e Neolitit (7000-3000 p.e.s.) dhe Eneolitit (3000-2000 p.e.s).

Ura e Ali Pashës (Gjirokastër)

Ali Pashë Tepelena është përgjegjës për shumë prej urave të ndërtuara në vend, veçanërisht në zonën e Tepelenës, rajoni ku u rrit. E ashtuquajtura Ura e Ali Pashës, ndryshe Ura e Dunavatit, ndodhet 30 minuta me këmbë larg Gjirokastrës. Dikur ura ishte pjesë e një kompleksi madhështor ujësjellësi të shekullit të 19-të, porositur nga Ali Pasha për të furnizuar Gjirokastrën me ujë nga mali i Sopotit. Tani ajo mbetet i vetmi fragment që ka mbijetuar. Ura është gjithashtu një ndër subjektet e skicave të famshme të Edward Lear.

Ura e Mesit (Shkodër)
Ura e Gorices
Ura e Vashes Permet
Ura e Tabakëve në Tiranë. Foto nga IntoAlbania.
Ura e Katiut, Kanioni i Langaricës, Përmet. Foto nga Cecília Fazekas.
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT