Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritLindita Prenga-Ishte kohë rrebeshesh.

Lindita Prenga-Ishte kohë rrebeshesh.

Ishte kohë rrebeshesh.

Jam e dashuruar agimeve të ëmbla mëngjesore
më të bukurin yllë ju betohem kam lan peng.
Jam dashuruar kaltërsive dhe flladeve përrallore
emblemes lozonjare, orbit’hedhurës në timin shteg.


Jam dashuruar, unë shigjetarja, e pa hark-krahu
me ma të ëmblën ëndërr, të pamun natë për natë
Epokës së dergjur prush votre derë konaku
brishtësisë, shpirt’mbeshtetur, mbi supin peshë randë.


Jam dashuruar s’po du me e dit për gjykimet njerëzore
vlera e tyre me duket një botë e ngryset
Nuk deshën t’ia dinin për përceptimet pamore.
të besonin në dashrurinë diellore e orbirës, që dyndet..


Jam dashuruar me bukurinë e kësaj jete ngadhnjimtare
aq sa përqafimet e erenave me ngrohin ashtin.
Me tokën qe lind e rrit filiza në fushë dhe ne male
me gjithçka që me rrethon, dhe me përtërijnë shtatin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT