Friday, November 22, 2024
BallinaVitrina e libritBukurie Binjaku -AH O SHQIPËRIA IME!

Bukurie Binjaku -AH O SHQIPËRIA IME!

Ah moj Shqipëria ime
Pse na mbete me lotë?!
Ah ç’të plakën pa rininë
Grimca shpirti, nëpër botë.


Të ndanë, e të copëtuan
Një trup, ndarë me kufij
Çdo pjesë, plagë sakatuar
S’të ruajtën vetë, të tuat bij.


Nga tradhtarët e çuditshëm
Deshëm s’deshëm, ne në botë
Prej xunxarëve, të neveritshëm
Emigranti për Atdhe, mallë-lotë.


Të shiturit, ata të mallkuar
Për dy pare, apo dy florinj.
Qajnë fusha e male, vajtuar
Për të rinjtë, kurbetit largësi.


Ngre kokën, Mëmëdheu ynë
Bjeru përballë, mos i ki frikë
Ndërgjegjësimi, t’i hap sytë
Nënë Shqipëri, dalsh në dritë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT