Thursday, September 19, 2024
BallinaVitrina e libritMark Gjetja -Kur ishim të ri.

Mark Gjetja -Kur ishim të ri.

U njohëm , kur qemé té ri,
bel hollé e syté si yje,
flokë té gjaté,ngjyrë flori,
buzé të kuqe,lëng qershie.


Fytyré e bukur,qiell pranvere,
kur mbas teje unë kam rendur,
buzéqeshja jote,sjellé ylbere ,
kur prané meje ti je gjendur.


Dhe vjeshta erdhi e dëshpëruar,
me ty kam ndjerë , vuajtje në zemër,
e di se ti s’më ke harruar,
ndarjes qé kurr,si vura emër.


Dhe kur filloj vargje té shkruaj,
ndër kujtime,uné kam bredhur,
pak qiell,pak deté ,né syté e tuaj,
në çdo rrugëtim ata kam zgjedhur.


Luginat shpirtit,acar jané ngriré,
as dimri ende nuk ka trokitur,
as lotët dot nuk ti kam fshirë,
ca re ngjyré gri,në ballé kané zbritur.


Një shpirté,që lind më dashurinë,
ish mrekulli ,kur pret njé femër,
lulet që sheh ,kané bukurinë,
lumturiné e gjené, kur çelé né zemër.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT