Jeta në atdhe strukur në gjethe vjeshte,
nga dimri ynë drakonik i vetësajuar,
rrugëve pa pushtues të përgjakura,
ndihet Ajkuna për Abelin e pikëlluar.
Se i mori dreqi besë e burrni,
dhuratë për budallenjtë la urrejtjen,
gruaja pronë te burri shpirtzi,
mëkati në një rrëfim gjen heshtjen.
Varroset drejtësia me ceremoni,
pensionisti pa dinjitet fundit tij shkon
atdheu në renimacion pa rini.
Dhe rinia pa atdhe botës si pa perëndi.
O vend i shenjtë i shpirtit tim?
A jemi ne zogu apo vetë kafazi,
në një vënd që ngjan sikur jeton,
sa i vdekuri, po aq dhe i gjalli
