Sunday, March 29, 2026
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani -Ah puthja jote!

Teuta Beqari Osmani -Ah puthja jote!

Më le pa fjalë
Si retë që ndjekin qiellin e kaltër
Përtej ditës e natës
Ku Dielli shkëlqem e merr ngjyrën e artë
E hëna vezullon si në ëndrra çdo natë!


Ku janë duart
Ku janë fjalët
Ku janë sytë
Ku janë …?!


Harrova të them se jame largët
E sa afër më duket kjo peshë
Nga qielli që kuqon
Përtej …


Eej ku janë kujtimet
Po letrat
Që më qafojnë si qaforet e bardha në shkollën e edukimit
Ku zbatonim uniformën
Fletoret e diktimit e hartimit ku janë
Ku janë vargjet e poezisë
Ku shkruaja në dërrasë të zezë
Migjenit, Mjedës e të Naimit?
Ku janë mësuesit që më afroheshin në bangë
E më ndiqnin provimet pa libër hap’
Me një fletë të bardhë
Ku derdhja mendimet
Aq sa kisha në kokë e nga mëndja merrja vletësimet?


Ku janë vitet e fëmijërisë?
Plot ëndrra e dritë
Teksa prej tyre po jetoj ëndrrën e tani?


Ahh sa e gjatë kjo poezi
Nuk di kur do mbaroi
Nuk di ku nis
Nuk rri e qetë
E as të qetë s’më lë
Nga t’ja nis?
Me një dorë duke përshëndet?
Apo me një përqafim duke e risjellë?
Ahh puthja!
Puthjen që kurrë s’e kam përcjellë?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT