Prushin në duar,
Shumë herë e mbajta,
Dhimbjen nuk ja ndjeva,
Plagët ja durova,
Por malli shpirtin,
Shkrumb po ma ban,
Shërim nuk po gjej,
Prej ditës që u largova.
Flas shpesh me vete,
Detit ja them ca fjalë,
Hënës i rrefehem,
Per mallin që më ka marrë.
Lulet nuk kanë më erë,
N’dritare nuk këndon bilbili,
Mëngjeset vijnë të heshtur,
I hidhur është largimi!
