Tuesday, October 22, 2024
BallinaSportSuper Milan në “Derby della Madoninna” – dominues dhe fitues ndaj Interit

Super Milan në “Derby della Madoninna” – dominues dhe fitues ndaj Interit

Milani ka arritur të shënojë fitore ndaj Interit me rezultat 2-1 në “Derby della Madoninna” në kuadër të javës së pestë të Serie A. 

Ndeshja nisi shumë mirë për kuqezinjtë, që rrezikuan të parët me Alvaro Morata, që gjuajti bukur, por Yann Sommer bëri pritje të bukur. 

Në minutën e 10-të, Milan mori epërsinë, pasi Christian Pulisic, mori një top nga gjysma e fushës dhe kaloi disa lojtarë të Interit duke shënuar pastaj për 1-0. 

Pas golit, Interi filloi të sulmojmë më shumë dhe Lautaro Matinez ishte afër golit, por nuk qëlloi portën. 

Në minutën e 28-të, shifrat u barazuan, kur Federico Dimarco gjuajti bukur për të shënuar për 1-1. 

Kuqezinjtë vazhduan me sulme, duke treguar se ishin shumë më të mirë në pjesën e dytë, kur Leao gjuajti bukur, por Sommer ishte sërish në vend. 

Në minutën e 77-të, Tammy Abraham,, kishte po ashtu rast të mirë, por nuk gjeti rrjetën. 

Kur pritej që ndeshja të mbyllej në barazim, Tijjani Reijnders asistoi te Matteo Gabbia që shënoi me kokë në minutën e 89-të për 2-1. 

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Milani iu kthye fitoreve në derbi ndaj Interit. 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT