Sunday, November 24, 2024
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri -UNË

Valbona Kolaveri -UNË

Unë,
Jam në lulet e një fustani
Të paveshur,
Që pret hekurosjen e ditës
Zhubravitur nga marrëzitë


Unë,
Jam në zërin e ngjirrur
Të natës,
Që pret të nesërmen
Të bëhet më mirë


Unë,
Jam në ironitë e fatit,
Që pret kohën
Të shtyjë me gaz,
Dhe pse shpirti më sëmbon


Unë,
Jam loti i mbrëmjes,
Që thahet
Pas një gjumi të vonë


Unë,
Jam streha e vorfën e vetes,
Që prishet nga rrebeshet
Që në pabindje lëshoj


Unë,
Jam njëmijë të zeza,
Që mendoj vetëm të bëj mirë,
Por tē mirën
Rrallë herë e takoj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT